Franca e nis furishëm Botërorin, shkund Australinë
Qatar 2022

Franca e nis furishëm Botërorin, shkund Australinë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

(E plotësuar) Australia vetëm gjysmëorë lojë ka qenë rival i denjë për Francën.

Kampioni në fuqi i botës, e ka deklasuar Australinë duke e mposhtur bindshëm prej 4-1, sonte në kuadër të Grupit D, në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Australianët më mirë e nisën lojën duke kaluar në epërsi pas vetëm nëntë minutash lojë përmes Goodwin, megjithatë, të besuarit e Didier Deschamps u rikthyen shpejtë në lojë duke shënuar dy gola.

Fillimisht Adrien Rabiot (27’) barazoi shifrat në 1-1, kurse, Olivier Giroud (32’), kalojë Francën në epërsi prej 2-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Edhe në fraksionin e dytë, ishte skuadra franceze e cila më mirë e kontrolloi lojën dhe duke shënuar edhe dy gola.

Kylian Mbappe (68’) ngriti epërsinë e Francës në 3-1, derisa Giroud (71’), i dha goditjen e fundit Australisë duke shënuar golin e katërt për ‘Gjelat’, të dytin personal.

Përfundimisht Franca e nis me fitore bindëse kundër Australisë mbrojtjen e titullit të kampionit të botës.

Pas kësaj fitore, Franca merr kreun e Grupit D me tri pikë të tubuara, e ndjekur nga Tunisia dhe Danimarka më nga një pikë, kurse, Australia mbetet pa pikë.

Mbyllet pjesa e parë, Franca në epërsi kundër Australisë

(E plotësuar) Pjesa e parë mes Francës dhe Australisë është mbyllur me epërsinë e skuadrës franceze prej 2-1.

‘Gjelat’ dhe australianët po luajnë në kuadër të Grupit D, në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Australianët më mirë e nisën lojën duke kaluar në epërsi pas vetëm nëntë minutash lojë përmes Goodwin, megjithatë, të besuarit e Didier Deschamps u rikthyen shpejtë në lojë duke shënuar dy gola.

Fillimisht Adrien Rabiot (27’) barazoi shifrat në 1-1, kurse, Olivier Giroud (32’), kalojë Francën në epërsi prej 2-1.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Franca përmbys Australinë, shënon Giroud

(E plotësuar) Franca e ka përmbysur avantazhin kundër Australisë.

Sulmuesi Olivier Giroud (32’), ka shënuar golin e avantazhit të Francës prej 2-1 në duel me Australinë.

‘Gjelat’ dhe australianët po luajnë në kuadër të Grupit D, në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Franca rikthehet në lojë, shënon Rabiot

(E plotësuar) Franca e ka barazuar rezultatin kundër Australisë.

Është Adrien Rabiot (27’), i cili gjeti rrugën e golit duke barazuar shifrat në 1-1 në duel me Australinë.

‘Gjelat’ dhe australianët po luajnë në kuadër të Grupit D, në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Australia trondit Francën

(E plotësuar) Australia e ka tronditur Francën qysh në fillim të ndeshjes.

Australianët pas vetëm nëntë minutash lojë, përmes Goodwin kaluan në epërsi.

‘Gjelat’ dhe australianët po luajnë në kuadër të Grupit D.

Franca kundër Australisë nis mbrojtjen e titullit, nis ndeshja

(E plotësuar) Ka startuar ndeshja e fundit për ditën e sotëm në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, ndeshje të cilën mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

‘Gjelat’ dhe australianët po luajnë në kuadër të Grupit.

Franca në duel me Australinë nis mbrojtjen e titullit të kampionit të Botës, në një ndeshje ku skuadra e Didier Deschamps llogaritët favorit të paktën në letër, megjithatë, në një eveniment të tillë nuk mungojnë as rezultatet befasues.

Francë-Australi, formacionet zyrtare, live në RTK

(E plotësuar) Francë-Australi është ndeshja e fundit për ditën e sotëm në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, ndeshje të cilën mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

‘Gjelat’ dhe australianët do të ndeshen në kuadër të Grupit D.

Kampionët në fuqi të botës, në këtë duel llogaritën favorit të paktën në letër, megjithatë, në një eveniment të tillë nuk mungojnë as rezultatet befasues.

Ndeshja Francë-Australi nis në orën 20:00.


MË SHUME NGA Qatar 2022