21:45 / 22.11.2022
Trajneri i Meksikës: Tani ndryshon skenari
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Meksikës, Gerardo Martino ka komentuar barazimin kundër Polonisë.
Meksikanët dhe polakët luajtën pa gola në kuadër të Grupit C në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
“Tani skenari ndryshon. Ndeshja e parë dukej vendimtare, por tani është e dyta”, tha Martino.
“Ishte më thelbësore të fitonim, por edhe Argjentina humbi pavarësisht si kishte luajtur. Penalltia ishte shansi i tyre i vetëm. Lojë ishte e vështirë. Ne pjesën e parë ne e merituam të fitonim, e dyta ishte e ekuilibruar”, theksoi ‘timonieri’ i Meksikës.