Deschamps: Bëmë gjithçka që duhej për ta fituar ndeshjen
Qatar 2022

Deschamps: Bëmë gjithçka që duhej për ta fituar ndeshjen

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka komentuar fitoren e skuadrës së tij kundër Australisë.

‘Gjelat’ e nisën me fitore Botërorin ‘Katar 2022’, duke mundur Australinë (4-1).

“E nisem keq, por më pas bëmë gjithçka që duhej për ta fituar ndeshjen”, tha Deschamps.

“Pash shumë gjera që bëmë mirë. Pas pjesës së parë, Australia vuajti fizikisht”, theksoi strategu francez.

Pas kësaj fitore, Franca merr kreun e Grupit D me tri pikë të tubuara, e ndjekur nga Tunisia dhe Danimarka më nga një pikë, kurse, Australia mbetet pa pikë.


MË SHUME NGA Qatar 2022