Rabiot i lumtur me golin: Dua të shënoj më shumë gola
Qatar 2022

Rabiot i lumtur me golin: Dua të shënoj më shumë gola

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, ka thënë se është i lumtur me fitoren dhe golin e shënuar kundër Australisë.

‘Gjelat’ startuan me fitore në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, duke mundur Australinë (4-1).

Rabiot, i cili shënoi golin e parë për Francën, tha se skuadra e tij, bëri atë që duhet të bëjë.

“Bëmë atë që duhej të bënim. Keq që pranuam golin, por me pas u kthyem dhe fituam ndeshjen”, tha Rabiot.

“Jam i lumtur me golin dhe asistimin. Po ndihem mirë në këtë sezon dhe këtë doja të tregoja edhe me Kombëtaren. Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola dhe më shumë asistime në këtë Botëror”, theksoi mesfushori i Juventusit.


MË SHUME NGA Qatar 2022