Kroacia kërkon të përsërisë veten, e nis me Marokun
Qatar 2022

Kroacia kërkon të përsërisë veten, e nis me Marokun

rtsh

Debutimi botëror për Kroacinë që do të përballet me Marokun në ndeshjen e vlefshme për ditën e parë të grupit F.

Pasi e kishte çmuar ëndrrën vetëm katër vjet më parë me finalen e parë historike të Kupës së Botës, më pas humbi përballë Francës, Kroacia e Zlatko Daliç sfidon Marokun në aktin e parë të eventit të organizuar në Katar.

Përzgjedhja e drejtuar nga Walid Regragui rikthehet për të garuar në fazën finale të Kupës së Botës pas një agjërimi të pafund 52-vjeçar. Paraqitja e fundit e Marokut në turneun final daton në Kupën e Botës 1970 në Meksikë.

Në procesin kualifikues, Kroacia përfundoi e para në grupin H me një pikë epërsi ndaj Rusisë, e cila më pas u skualifikua nga të gjitha garat për shkak të konfliktit me Ukrainën.

Nga ana tjetër, Maroku, pasi fitoi grupin e tij kualifikues, eliminoi Republikën Demokratike të Kongos në play-off.

Regragui pritet të fokusohet në sistemin taktik 4-3-3 me Ziyech dhe En-Nesyri në treshen e kompletuar nga Boufal. Në mesfushë Amrabat do të jetë në regji, i rrethuar nga Ounahi dhe Chair. Në mbrojtje Saiss dhe Aguerd formojnë dyshen qëndrore. Në korsitë anësore do të jenë Hakimi dhe Mazraou. Në portën e Bounou.

Për Kroacinë, Vlasic dhe Perisic duhet të veprojnë përkrah Kramaric. Në mesfushë, Brozovic dhe Kovacic në shoqërinë e Modric. Linja mbrojtëse me katër lojtarë para portës së Livakovic: mbrojtësit e krahut Stanisic dhe Barisic, qendërmbrojtësit Lovren dhe Gvardiol.

Marok-Kroacia do të luhet sot në stadiumin Al-Bayt në Al Khaër, ora 11:00.

MAROK-KROACI

MAROKU(4-3-3): Bounou; Hakimi, Saiss, Aguerd, Mazraoui; Ounahi, S. Amrabat, Chair; Ziyech, En-Nesyri, Boufal.

KROACIA(4-3-3): Livakovic; Stanisic, Lovren, Gvardiol, Barisic; Kovacic, Brozovic, Modric; Vlasic, Kramaric, Perisic.


MË SHUME NGA Qatar 2022