Tronditet Franca, edhe Hernandez humb Botërorin
Qatar 2022

Tronditet Franca, edhe Hernandez humb Botërorin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Një tjetër lajm i keq vjen për Kombëtaren e Francës.

Pas Pogba-s, Kante-s dhe Benzema-s, edhe Lucas Hernandez humb Botërorin ‘Katar 2022’.

Hernandez u lëndua mbrëmë në fitoren e ‘Gjelave’ kundër Australisë (4-1).

Mbrojtësi i Bayern Munich pas vetëm 13-të minutave lojë u lëndua dhe u detyrua të largohej nga fusha.

Lucas Hernandez raportohet se ka këputur ligamentit të kryqëzuar anterior të gjurit të djathtë.

Kombëtarja e Francës përmes një njoftimi në Twitter, ka konfirmuar lëndimin e rëndë të Hernandez.

“I gjithë grupi i uron atij shërimin më të mirë të mundshëm”, thuhet në njoftimin e kampionëve në fuqi të botës.


MË SHUME NGA Qatar 2022