Maroku e Kroacia e nisin me barazim Botërorin
Qatar 2022

Maroku e Kroacia e nisin me barazim Botërorin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

(E plotësuar) Sfida ndërmjet Marokut dhe Kroacisë, është mbyllur pa gola.

Maroku dhe Kroacia u përballen në kuadër të Grupit F në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Pjesa e parë mes këtyre dy kombëtareve, ka dhënë një lojë të barabartë dhe më pak raste nga të dy skuadrat.

Lojë më ritëm të njëjtë është zhvilluar edhe në fraksionin e dytë më të dy skuadrat që nuk ia dolën të paktën një herë ta çojnë topin në rrjetë.

Ndërkohë, prej orës 14:00, vjen sfida Gjermani-Japoni, ndeshje kjo që luhet në kuadër të Grupit E.

Marok-Kroaci, kështu mbyllet pjesa e parë

(E plotësuar) Pa gola është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Marokut dhe Kroacisë.

Maroku dhe Kroacia po përballen në kuadër të Grupit F në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Pjesa e parë mes këtyre dy kombëtareve, ka dhënë një lojë mesatare dhe më pak raste nga të dy skuadrat.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Marok-Kroaci, nis ndeshja

(E plotësuar) Ka startuar ndeshja e parë e ditës së sotëm ndërmjet Marokut dhe Kroacisë, ndeshje të cilën mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Marok dhe Kroacia do të përballen në kuadër të Grupit F.

Nënkampionët në fuqi të botës, synojnë ta nisi me fitore aventurën në këtë Botëror.

Marok-Kroaci, formacionet zyrtare, live në RTK

(E plotësuar) Përballja ndërmjet Marokut dhe Kroacisë, hap ditën e katërt në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, ndeshje të cilën mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Marok dhe Kroacia do të përballen në kuadër të Grupit F. Nënkampionët në fuqi të botës, synojnë ta nisi me fitore aventurën në këtë Botëror.

Marok-Kroacia, formacionet zyrtare

Maroku XI: Bounou – Hakimi, Saiss, Aguerd, Mazraoui – Amrabat, Ounahi, Amallah – Ziyech, Boufal, En-Nesyri.

Kroacia: Livakovic – Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa – Brozovic, Modric, Kovacic – Vlasic, Perisic – Kramaric.

Ndeshja Marok-Kroaci nis në orën 11:00.


MË SHUME NGA Qatar 2022