Rikthim sensacional i Japonisë, mposht Gjermaninë
Foto: RTK
Qatar 2022

Rikthim sensacional i Japonisë, mposht Gjermaninë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

(E plotësuar) Japonia ka bërë një rikthim sensacional në duel me Gjermaninë.

Japonia mundi Gjermaninë, me rezultat 1-2, të mërkurën në kuadër të Grupit E në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Pjesa e parë e sfidës mes gjermanëve dhe japonezëve, është mbyllur me epërsinë e skuadrës gjermane, me rezultat 1-0.

Gundogan (33’) nga penalltia zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Gjermaninë në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.

Gjermanët në finish të pjesës së parë, realizuan edhe golin e dytë përmes Havertz, por që u anulua nga VAR.

Fraksioni i dytë solli një sfidë dramatike. Skuadra gjermane krijoj një mori rastesh, duke qëlluar dy herë shtyllën, mirëpo, japonezët vetëm brenda tetë minutave përmbysen Gjermaninë.

Fillimisht Doan (75’) barazoi shifrat 1-1, kurse, Asano (83’) shokoi skuadrën gjermane duke shënuar golin e dytë dhe të fitores së madh të Japonisë.

Gjermania po dominon ndaj Japonisë

(E plotësuar) Gjermania është duke dominuar në duel me Japoninë.

Pjesa e parë e sfidës mes gjermanëve dhe japonezëve, është mbyllur me epërsinë e skuadrës gjermane, me rezultat 1-0.

Gundogan (33’) nga penalltia zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Gjermaninë në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.

Gjermanët në finish të pjesës së parë, realizuan edhe golin e dytë përmes Havertz, por që u anulua nga VAR.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Starton ndeshja Gjermani-Japoni

(E plotësuar) Ka nisur ndeshja ndërmjet Gjermanisë dhe Japonisë, takim ky që po luhet në kuadër të Grupit E në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, ndeshje të cilën mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Përballja mes gjermanëve dhe japonezëve parashikohet të sjell një sfidë interesante, derisa Gjermania llogaritët favorit të paktën në letër.

Gjermani-Japoni, publikohen formacionet zyrtare, drejtpërdrejt në RTK

(E plotësuar) Pas ndeshjes Marok-Kroaci, vjen dueli ndërmjet Gjermanisë dhe Japonisë, sfidë të cilën mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Gjermania dhe Japonia, do të ballafaqohen në kuadër të Grupit E në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Ndeshja Gjermani-Japoni nis në orën 14:00.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare:


MË SHUME NGA Qatar 2022