14:13 / 23.11.2022
Trajneri i Urugait: Duam ta nisim me fitore Botërorin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Urugait, Diego Alonos në konferencën për media, një ditë para ndeshjes me Korenë e Jugut, ka thënë së skuadra e tij, synon fitore në duelin e parë të këtij Botërori.
Alonso është i vetëdijshëm se çdo ndeshje në këtë ‘Katar 2022’ është e vështirë, por ai është i bindur së skuadra e tij do ta nis me fitore këtë Botëror.
“Ne kemi vetëm një mendim, të fitojmë ndeshjen e parë”, tha ai.
“Po përgatitemi duke menduar për veten tonë. Të gjithë lojtarët janë të përgatitur mirë, përveç Araujos që ka bërë punë të diferencuar”, theksoi Alonso.