Daliç: E dimë çfarë duhet të bëjmë për të kaluar grupin
Qatar 2022

Daliç: E dimë çfarë duhet të bëjmë për të kaluar grupin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Kroacisë Zlatko Daliç ka folur pas ndeshjes me Marokun.

Kroatët dhe Maroku sot luajtën pa gola në kuadër të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

“Ishte një lojë e vështirë. Kundërshtari ishte i mirë dhe kompakt. Ata ishin të përgatitur mirë dhe formuan një mur, të gjithë ishin pas topit”, tha ai.

“Ne e poseduam lojën, por nuk i realizuam rastet që krijuam. Tani duhet të mendojmë për lojën tjetër. Ne e dimë së çfarë duhet të bëjmë për të kaluar grupin”, theksoi strategu kroatë. 


MË SHUME NGA Qatar 2022