Spanja shkund Kosta Rikën
Foto: RTK
Qatar 2022

Spanja shkund Kosta Rikën

Fatmir Bytyqi /RTKlive

(E plotësuar) Spanja e ka nisur furishëm Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Spanjollët mposhtën lehtë dhe bindshëm prej 7-0, Kosta Rikën, të mërkurën mbrëma në kuadër të Grupit E.

Të besuarit e Luis Enrique në çdo aspekt ishin dukshëm më të mirë së skuadra kundërshtare, duke dominuar plotësisht në terren dhe duke shënuar shtatë gola.

Spanja në pjesën e parë krijoj epërsinë prej 3-0, falë golave të Olmo-s (11’), Asensio-s (21’) dhe Torres-it (31’).

Edhe në pjesëlojën e dytë, futbollistët spanjoll nuk u ndalen duke realizuar edhe katër gola përmes Torres (54’), i dyti personal, Gavi (75’), Soler (90’) dhe Morata (90+3’).

Pas kësaj fitore, Spanja merr kreun e tabelës në Grupin E me tri pikë aq sa ka edhe Japonia, Gjermani dhe Kosta Rika akoma nuk kanë arkëtuar asnjë pikë.

Spanja leksion Kosta Rikës

(E plotësuar) Spanja është duke i dhënë leksion Kosta Rikës.

Spanja dhe Kosta Rika janë duke u përballur në kuadër të Grupit E në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Pjesa e parë e kësaj sfidë, ka kaluar me dominim e plotë të spanjollëve të cilët e dërguan tri herë topin në rrjetën kundërshtare përmes Olmo (11’), Asensio (21’) dhe Torres (31’).

Pas pak nis pjesa e dytë.

Nis sfida Spanjë-Kosta Rika, live në RTK

(E plotësuar) Ka nisur dueli mes Spanjës dhe Kosta Rikës, sfidë kjo që po luhet në kuadër të Grupit E në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, ndeshje të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Pas sfidës drithëruese mes Gjermanisë dhe Japonisë (1-2), edhe dueli mes spanjollëve dhe Kosta Rikës, pritet të sjell ndeshje interesante, edhe pse Spanja konsiderohet favorite.

Spanjë-Kosta Rika, ja formacionet zyrtare

(E plotësuar) Ndeshja e radhës në Kupën e Botës ‘Katar 2022’ është dueli mes Spanjës dhe Kosta Rikën, duel të cilin mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Spanjollët dhe Kosta Rika do të përballen në kuadër të Grupit E, sfidë në të cilën Spanja konsiderohet favorite, megjithatë, nuk po mungojnë as befasitë në këtë eveniment të madh të futbollit.

Ndeshja Spanjë-Kosta Rika nis në orën 17:00.


MË SHUME NGA Qatar 2022