18:11 / 23.11.2022
Flick i zhgënjyer me disfatën kundër Japonisë
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Gjermania e ka nisur në mënyrën më të keqe Kupën e Botës ‘Katar 2022’, duke u mposhtur nga Japonia (1-2).
Trajneri i Gjermanisë, Hans-Dieter Flick pas ndeshjes është shprehur tejet i zhgënjyer me lojën dhe disfatën kundër japonezëve.
“Një lojë zhgënjyese. Ne kishim posedimin e topi dhe patëm shumë raste që nuk i shfrytëzuam”, tha ai.
“Disa gabime individuale nuk duhet të përsëritën. Disa gjera duhet t’i bëjmë më mirë dhe sigurisht se duhet t’i analizojmë ato para ndeshjes së radhës”, theksoi strategu gjerman.