Nagatomo i Japonisë: I treguam botës vlerën tonë
Qatar 2022

Nagatomo i Japonisë: I treguam botës vlerën tonë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Futbollisti i Japonisë, Yuto Nagatomo pas fitores së madhe kundër Gjermanisë, ka thënë se Japonia i tregoi botës vlerën e tyre.

Japonia sot bëri befasinë e madhe në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, duke mundur Gjermaninë (1-2).

“Është një rezultat i jashtëzakonshëm. Ne i treguam botës vlerën tonë. Dhe nuk do të ndalem me kaq. Është një hap i madh për ne dhe tifozët tonë”, tha Nagatomo.

Pas fitores së Japonisë kundër Gjermanisë dhe Argjentinës kundër Arabisë Saudite, Nagatomo mendon se futbolli aziatik është rritur shumë viteve të fundit.

“Dhjetë vjet më parë nuk do ta kishim fituar një ndeshje të tillë, por viteve të fundit skuadrat aziatike janë rritur shumë si nga aspekti taktik e poashtu edhe në atë fizik”, theksoi ai.


MË SHUME NGA Qatar 2022