Belgjika starton me fitore në Botëror, mund Kanadanë
Qatar 2022

Belgjika starton me fitore në Botëror, mund Kanadanë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

(E plotësuar) Kombëtarja e Belgjikës ka startuar me fitore në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Belgët sonte mundën Kanadanë, me rezultat 1-0, në kuadër të Grupit E.

Dueli mes belgëve dhe kanadezëve, ka dhuruar një sfidë interesante me të dy skuadrat që krijuan disa raste të mira, por që u shënua vetëm një gol.

Fitorja e Belgjikës erdhi në finish të pjesës së parë kur Batshuayi (44’), tundi portën e Kanadasë.

Rastet e mira nuk munguan as një pjesëlojën e dytë, sidomos nga ana e kanadezëve, megjithatë, në fund fitores iu gëzua Belgjika e cila merr tre pikëshin e parë në ‘Katar 2022’, dhe tani kryeson Grupin E me tri pikë, e ndjekur nga Kroacia dhe Maroku më nga një, derisa Kanadasë i mbetet që pikët e para t’i kërkojë në ndeshjet e ardhshme.

Mbyllet pjesa e parë, Belgjika në epërsi kundër Kanadasë

(E plotësuar) Belgjika është duke avancuar në duel me Kanadanë, takim ky që po luhet në kuadër të Grupit E në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Pjesa e parë e lojës mes këtyre dy kombëtareve, është mbyllur me epërsinë minimale të belgëve prej 1-0.

Batshuayi (44’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Belgjikën në avantazh prej 1-0, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Edhe futbollistët e Kanadasë patën disa raste të mira, por në momentet vendimtare sulmuesit e tyre u treguan të ngathtë.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Belgjika-Kanada, starton ndeshja, live në RTK

(E plotësuar) Belgjikë-Kanada është ndeshja e fundit e ditës së sotëm në kuadër të Kupës së Botës ‘Katar 2022’, sfidë kjo që vjen live në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Belgët dhe kanadezët do të ballafaqohen në kuadër të Grupit F, një tjetër duel që pritet të sjell ndeshje interesante.

Belgjika konsiderohet favorite në duel me Kanadanë, megjithatë, befasitë tashmë po ndodhin në këtë Botëror siç ishte fitorja e Arabisë Saudite kundër Argjentinës dhe fitorja e Japonisë kundër Gjermanisë.

Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Belgjikë-Kanada, live në RTK

Belgjikë-Kanada është një tjetër ndeshje që luhet sonte në kuadër të Kupës së Botës ‘Katar 2022’, sfidë kjo që vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Belgët dhe kanadezët do të ballafaqohen në kuadër të Grupit F, një tjetër duel që pritet të sjell ndeshje interesante.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy kombëtareve: 


MË SHUME NGA Qatar 2022