21:02 / 23.11.2022
Enrique pas fitores kundër Kosta Rikës: Ishim të jashtëzakonshëm
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Spanjës, Luis Enrique është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij në fitoren kundër Kosta Rikës.
Spanja e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, duke deklasuar Kosta Rikën (7-0).
“Ishim të jashtëzakonshëm. Kur gjerat shkojnë kështu, atëherë futbollit është sport i mrekullueshëm”, tha Enrique.
“Kosta Rika ishte një kundërshtar i fortë që mund të krijonte probleme, por ne ishim të jashtëzakonshëm me dhe pa top. Nga nesër në mëngjes do të fokusohemi për ndeshjen kundër Gjermanisë”, ka theksuar strategu spanjoll.