Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Foto: RTKlive
Kronika

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete një  person në Prizren.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën e “Muhaxherëve” pak para mesnate.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë  është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.


MË SHUME NGA Kronika