Zhduket një i mitur në Ferizaj
Foto: RTKlive
Kronika

Zhduket një i mitur në Ferizaj

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur nga fshati Dubravë i Ferizajit është raportuar i zhdukur që nga 19 nëntori.

 Rastin e ka paraqitur nëna e të miturit, ndërsa Policia ka nisur hetimet.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj i mitur, më 19.11.2022 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin”, njofton policia.


MË SHUME NGA Kronika