Aksident me fatalitet, vdes këmbësorja në Prizren
Foto: RTKlive
Kronika

Aksident me fatalitet, vdes këmbësorja në Prizren

E.Hoti/RTKlive

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Prizren, ku një këmbësore është goditur për vdekje nga një automjet.  

Siç njofton Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Kryeziu” rreth orës 05:30.

“ Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se e njëjta është pa shenja jete”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika