‘Katar 2022’, shqiptarët e Zvicrës në aksion, live në RTK
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Kampionati Botëror ‘Katar 2022’ vazhdon sot me katër ndeshjet e radhës, ndeshje të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Dita e sotme në ‘Katar 2022’ do të nis me duelin Zvicër-Kameruni, takim ky që luhet në kuadër të Grupit G.
Kjo sfidë pritet më interesim të madh tek futbolldashësit shqiptarë pasi që në radhët e Zvicrës në fushë do të zbresin edhe shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, derisa pjesë e skuadrës zvicerane është edhe Ardon Jashari, një tjetër shqiptar.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, do të ballafaqohen Brazili dhe Serbia, takim ky që nis në orën 20:00.
Dita e pestë e Botërorit, sjell edhe dy ndeshjet e Grupit H, ku përballen Urugai-Koreja e Jugut (14:00) dhe Portugalia-Gana (17:00).
Sot në RTK:
Grupi G
11:00, Zvicra-Kameruni
20:00, Brazil-Serbia
Grupi H
14:00, Urugai-Koreja e Jugut
17:00, Portugali-Gana