Zvicër-Kamerun, për një fillim të mbarë
Qatar 2022

Zvicër-Kamerun, për një fillim të mbarë

rtsh

Nis Botërori për Zvicrën dhe Kamerunin, thirrje për përballje të drejtpërdrejtë në ndeshjen e vlefshme për ditën e parë të grupit G.

Përzgjedhja e Zvicrës arriti në fazën finale të Kupës së Botës pasi u “tall” me Italinë duke e zbritur në vendin e dytë në grupin kualifikues.

Skuadra e Yakin, pas daljes në çerekfinale të Euro 2020, synon të rikonfirmojë veten në një nivel të lartë edhe në Kupën e Botës: në dy edicionet e fundit, në Brazil dhe në Rusi, është ndalur gjithmonë në 1/16.

Përballë do të jetë Kameruni që rikthehet në shortin e Kupës së Botës pasi nuk arriti të kalojë në Rusi 2018. Udhëhequr nga legjenda Rigobert Song – 137 prezenca me Kamerunin - Luanët e Paepur u kualifikuan duke eliminuar Algjerinë në play-off.

Zvicër-Kamerun do të luhet të enjten më 24 nëntor 2022 në stadiumin Al-Janoub në Al Wakrahnë orën 11.00.

ZVICËR-KAMERUN

ZVICRA(4-3-3): Sommer; Widmer, Akanji, Schär, Rodriguez; Sow, Freuler, Xhaka; Shaqiri, Embolo, Vargas.

KAMERUNI (4-2-3-1): Onana; Fai, Castelletto, Wooh, Tolo; Anguissa, Ntcham; Mbeumo, Choupo-Moting, Toko Ekambi; Aboubakar.


MË SHUME NGA Qatar 2022