Zvicra e shqiptarëve e nis me fitore Botërorin, mund Kamerunin
Qatar 2022

Zvicra e shqiptarëve e nis me fitore Botërorin, mund Kamerunin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

(E plotësuar) Zvicra e shqiptarëve ka startuar me fitore në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Helvetët mposhtën Kamerunin, me rezultat 1-0, sot në kuadër të Grupit G.

Pjesa e parë mes këtyre dy kombëtareve, nuk ka dhënë lojë të mirë, dhe më raste të pakta nga të dy skuadrat.

Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, mirë e nisi pjesëlojën e dytë pasi në minutën e 48-të gjetën rrugën e golit përmes  Ombolo-s, i cili u asistua nga Shaqiri.

Pas golit të pësuar, Kameruni tentoi që të gjejë golin e barazimit, megjithatë, Zvicra mirë e kontrolloi lojën dhe në fund festoi trepikëshin e parë në këtë Botëror.

Zvicra në epërsi, asiston Shaqiri, shënon Embolo

(E plotësuar) Zvicra ka kaluar në epërsi kundër Kamerunit, me rezultat 1-0.

Zviceranët dhe Kameruni po luajnë në kuadër të G në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Embolo (48’) zhbllokojë ndeshjen pas asistimit të Xherdan Shaqirit.

Zvicër-Kamerun, kështu mbyllet pjesa e parë

(E plotësuar) Pjesa e parë ndërmjet Zvicrës dhe Kamerunit, është mbyllur pa gola.

Zviceranët dhe Kameruni po luajnë në kuadër të G në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Pjesa e parë mes këtyre dy kombëtareve, nuk ka dhënë lojë të mirë, dhe më raste të pakta nga të dy skuadrat.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Zvicër-Kameruni, starton ndeshja

(E plotësuar) Ka startuar dueli ndërmjet Zvicrës dhe Kamerunit, ndeshje kjo që po luhet në kuadër të Grupit G në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Ballafaqimi mes zviceranëve dhe Kamerunit, pritet të prodhojë një ndeshje interesante, derisa kjo sfidë po zgjon kureshtjen e madhe tek futbolldashësit shqiptarë pasi që tek skuadra e Zvicrës do të paraqiten edhe dyshja kosovare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Sfidën mes Zvicrës dhe Kamerunit mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Zvicër-Kameruni, formacionet zyrtare, live në RTK

(E plotësuar) Dueli ndërmjet Zvicër dhe Kamerunit, është dueli i parë i sotëm që luhet në kuadër të Kupës së Botës ‘Katar 2022’, sfidë që vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Zvicra dhe Kameruni do të përballen në kuadër të Grupit G, dueli që nis në orën 11:00.

Ballafaqimi mes zviceranëve dhe Kamerunit, pritet të prodhojë një ndeshje interesante, derisa kjo sfidë po zgjon kureshtjen e madhe tek futbolldashësit shqiptarë pasi që tek skuadra e Zvicrës do të paraqiten edhe dyshja kosovare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Formacionet zyrtare:


MË SHUME NGA Qatar 2022