11:09 / 24.11.2022
De Buyne: Nuk luajtëm mirë, e dimë çfarë duhet të ndryshojmë
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ylli i Belgjikës, Kevin De Bruyne, e ka pranuar se skuadra e tij nuk bëri paraqitje të mirë në fitoren kundër Kanadasë.
Belgët mbrëmë mundën Kanadanë (1-0), në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
“Nuk ishte lojë e mirë. Ne nuk bëmë lojë të mirë edhe kur kishim hapësirat”, tha ai.
“Ndeshja e parë në një turne madhor gjithmonë është e veçantë. Por, ne tani e dimë se çfarë mund të ndryshojmë”, theksoi De Buyne.























