Paqe mes Urugait dhe Koresë së Jugut
Qatar 2022

Paqe mes Urugait dhe Koresë së Jugut

Fatmir Bytyqi /RTKlive

(E plotësuar) Pa gola është mbyllur ndeshja ndërmjet Urugait dhe Koresë së Jugut.

Urugai dhe Koreja e Jugut luajtën pa gola të enjten në kuadër të Grupit H, në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Sfida mes këtyre dy kombëtareve, ka dhënë një lojë mesatare me pak raste të krijuara, dhe bazuar në lojën që treguan të dy ekipet, rezultati i barabartë mbase është epilog real.

Urugai-Koreja e Jugut, publikohen formacionet zyrtare

(E plotësuar) Urugai-Koreja e Jugut, është ndeshja e dytë që luhet sot në kuadër të Kupës së Botës ‘Katar 2022’, ndeshje të cilën mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Urugai-Koreja e Jugut do të ballafaqohen në kuadër të Grupit H.

Të dy kombëtaret synojnë që ta nisin me fitore aventurën në këtë Botëror, andaj kjo sfidë pritet të sjell ndeshje interesante. 

 


MË SHUME NGA Qatar 2022