Reuters: Shqiptarët kërkojnë mos injorim të këshillave amerikane|Video
Foto: Hysni Demaku:RTK
Kosovë

Reuters: Shqiptarët kërkojnë mos injorim të këshillave amerikane|Video

Reuters

Qytetarët e Kosovës besojnë se duhet të bëhen më shumë përpjekje për arritje të një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës e Serbisë.

Pas arritjes së marrëveshjes për targat, qytetarët deklarojnë se nuk duhet të injorohen nga politikanët kosovarë, asnjëherë këshillat e SHBA-së.

“Duhen më shumë përpjekje për të arritur marrëveshjen përfundimtare. Mendoj se presioni (nga Perëndimi) nuk duhet të bëhet gjithmonë vetëm mbi Kosovën – sepse fatkeqësisht deri më tani i vetmi nën presion ishte vendi im – dhe tani është koha për të bërë presion edhe ndaj Serbisë”,thotë Premtim Kadriu, një qytetar nga Prishtina, në bisedë për agjencinë e lajmeve Reuters.

“(Marrëveshja) duhet të ketë gjithashtu pjesë të mira. Nuk duhet të injorojmë kurrë këshillat e Amerikës. Por besoj shumë se vite më të mira janë përpara nesh dhe fundi do të jetë më i mirë. Ishte e nevojshme për të arritur këtë marrëveshje.” thotë Albert Zeka.

Kosova e Serbia me ndërmjetësimin e BE-së, të mërkurën në mbrëmje arritën marrëveshje për targat ilegale të Serbisë në Kosovë. Njoftimin e bëri të ditur fillimisht Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.

(Titulli nga RTKlive)


MË SHUME NGA Kosovë