Ronaldinho motivon Brazilin: Tani është koha jonë
Qatar 2022

Ronaldinho motivon Brazilin: Tani është koha jonë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Brazili kampanjën në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, do ta nis sonte, ku do të përballet me Serbinë.

Brazili dhe Serbia do të ballafaqohen në kuadër të Grupit G, grup në të cilin bëjnë pjesë edhe Zvicra dhe Kameruni.

Legjenda braziliani Ronaldinho përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se tani është koha e Brazilit.

“Tani është koha jonë. Lart Brazil”, ka shkruar Ronaldinho.

Brazili në krye me Neymarin konsiderohet një nga kombëtaret favorite për të fituar trofeun e këtij Botërori.


MË SHUME NGA Qatar 2022