Publikohen formacionet zyrtarë të ndeshjes Portugali-Gana
Qatar 2022

Publikohen formacionet zyrtarë të ndeshjes Portugali-Gana

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Pas ndeshjes Urugai-Koreja e Jugut (0-0), Portugali-Gana, është një tjetër ndeshjes e ditës së sotëm që do të zhvillohet në kuadër të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Portugalia dhe Gana do të takohen në kuadër të Grupit H.

Portugezët në krye me Cristiano Ronaldon synojnë ta nisin me fitore Botërorin 2022.

“Ne jemi gati të fillojmë performancën tonë në turneun kryesor në botë. Të gjithë duam që kjo aventurë të jetë e gjatë dhe e suksesshme që të ngremë emrin e vendit tonë dhe flamurin e tij. Ne duam që Portugalia të jetë krenar për ne dhe të jetë e lumtur. Asgjë nuk është e pamundur”, ka thënë Ronaldo para duelit me Ganën.

Ndeshja Portugali-Gana nis në orën 17:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).


MË SHUME NGA Qatar 2022