Shaqiri me asistim perfekt debuton në Botëror, kjo është deklarata e tij
Qatar 2022

Shaqiri me asistim perfekt debuton në Botëror, kjo është deklarata e tij

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Xherdan Shaqiri e ka nisur me asistim Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Zvicra mposhti Kamerunin (1-0), në ndeshjen e parë të këtij Botërori.

Embolo shënoi golin e fitores pas asistimit perfekt të Shaqirit. Anësori kosovar i Zvicrës pas ndeshjes tha se ka pritur lojë më të mirë në debutim të këtij Botërori. Sipas Shaqirit, Zvicra bëri lojë më të mirë në pjesën e dytë.

“Donim të nisim mirë. Por të dyja skuadrat nuk e nisën mirë. Pjesa e dytë ishte shumë e mirë. Krijuam raste dhe arritëm të shënonim gol. Nëse do t’i shfrytëzonim më mirë shanset tona, do të fitonim 2-0 ose 3-0. Ajo që ka shumë rëndësi është se ne arritëm të fitojmë ndeshjen e parë”, tha ai.

“Detyra e parë është kryer. Tani duhet te mendojmë për ndeshjen e radhës dhe duhet të përmirësohemi ndjeshëm”, theksoi Shaqiri.


MË SHUME NGA Qatar 2022