Portugalia mposht Ganën në një ndeshje ku u shënuan pesë  gola 
Qatar 2022

Portugalia mposht Ganën në një ndeshje ku u shënuan pesë  gola 

Uran Krasniqi/RTKLive

Në një ndeshje me përmbajtje dramatike në pjesën e dytë Portugalia ka arritur ta mposht Ganën dhe të arkëtojë tri pikë. 

Rezultati përfundimtar ka qenë 3-2. 
Derisa pjesa e parë ka qenë e heshtur sa u takon golave, pjesa e dytë ka qenë krejt tjetër. Janë realizuar plot pesë gola. 
Ka qenë Portugalia ajo e cila e ka tundur rrjetën e para përmes Ronaldos (65') i cili është treguar i saktë nga pika e bardhë. 
Ganezët e kanë barazuar rezultatin me golin e Ayew (73'). Por pastaj portugezët kanë shënuar dy gola të shpejtë. Ka qenë fillimisht Felix (78') ai që e ka kaluar në epërsi Portugalinë, kurse Leao (80') me golin e tij e ka shtuar atë. 
Nga fundi i ndeshjes Gana ka arritur ta ngushtojë epërsinë ndaj Portugalisë. Ka qenë minuta e tetëdhjetë e nëntë kur Bukari ka realizuar golin e dytë në ndeshje për ganezët.
Me këtë fitore Portugalia merr kryesimin e Grupit H. 
Ndeshja e tjetër e grupit e zhvilluar sot më herët mes Uruguajit dhe Koresë Jugore është mbyllur baraz me rezultatin 0-0. 

Gana ngushton avantazhin

Gana ka arritur ta ngushtojë epërsinë ndaj Portugalisë.

Ka qenë minuta e tetëdhjetë e nëntë kur Bukari ka realizuar golin e dytë në ndeshje për ganezët.
Ndeshja po shkon drejt fundit dhe Portugalia po fiton 3-2. Për pesëmbëdhjetë minuta katër gola në ndeshjen Portugali-Gana

Njëzet e pesë minutat e fundit i kanë dhënë formë ndeshjes Portugalia - Gana, e vlefshme për Grupin H në Kupën e Botës në Katar.

Për pesëmbëdhjetë minuta janë realizuar plot katër gola. Momentalisht Portugalia po fiton 3-1. 
Portugezët kanë realizuar golin e parë përmes Ronaldos (65'). Ganezët e kanë barazuar rezultatin me golin e Ayew (73'). Por pastaj portugezët kanë shënuar dy gola të shpejtë. Ka qenë fillimisht Felix (78') ai që e ka kaluar në epërsi Portugalinë, kurse Leao (80') me golin e tij e ka shtuar atë. 

Nuk ka gola në pjesëlojën e parë mes Portugalisë dhe Ganës

Portugalia e ka dominuar Ganën sa i takon poesdimit të topit, gjuajtjeve drejt portës e statistikave të tjera, por pa qenë në gjendje të bëjë më shumë.

Pjesa e parë ka mbaruar me rezultat 0-0 dhe të dy kombëtaret kanë shkuar në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh me idenë për zgjidhjen e ndeshjes gjatë dyzet e pesëminutëshit të dytë. 

Ndeshja e tjetër e grupit e zhvilluar sot më herët mes Uruguajit dhe Koresë Jugore është mbyllur baraz me rezultatin 0-0. 

Nis ndeshja Portugali - Gana

Ka nisur ndeshja mes Portugalisë dhe Ganës, e vlefshme për Grupin H në Kupën e Botës në Katar.

Favorit në letër për këtë ndeshje mbetet Portugalia. 

Ndeshja e tjetër mes Uruguajit dhe Koresë Jugore është mbyllur baraz me rezultatin 0-0. 

Sonte nga ora 20:00 zhvillohet ndeshja mes Brazilit dhe Serbisë e cila i përket Grupit G. 

MË SHUME NGA Qatar 2022