Brazili mposht Serbinë pa ndonjë vështirësi
Qatar 2022

Brazili mposht Serbinë pa ndonjë vështirësi

Uran Krasniqi/RTKLive

Brazili ka fituar ndaj Serbisë pa ndonjë vështirësi të madhe.

Rezultati përfundimtar ka qenë 2-0. 
Ndeshja ka pasur dy fytyra të ndryshme: një pjesë të parë pa gola dhe pjesën e dytë ku janë shënuar të dy golat. 
Në pjesën e parë, brazilianët e kanë dominuar takimin për një nuancë të vogël, por megjithatë nuk kanë arritur t'i ndryshojnë edhe shifrat e rezultatit.
Njëjtë filloi edhe pjesa e dytë, por aty latinoamerikanët u treguan më fleksibil. 
Të dy golat për brazilianët janë shënuar nga Richarlison. Ai e hapi serinë e golave në minutën e gjashtëdhjetë e dytë dhe e mbylli atë në minutën e shtatëdhjetë e tretë. 
Brazili konsiderohet një nga favoritët për ta fituar garën e Botërorit në fund. 
Ndeshja tjetër e të njëjtit grup mes Zvicrës dhe Kamerunit ka mbaruar me fitoren e helvetikëve. 
Pas fitores së sotme Grupin G e kryeson Brazili. 

Pjesa e parë e ndeshjes Brazil - Serbi mbyllet pa gola

Nuk ka gola në pjesëlojën e parë në ndeshjen mes Brazilit dhe Serbisë, e cila i përket Grupit G në kuadër të Botërorit "Qatar 2022".

Brazilianët e kanë dominuar takimin për një nuancë të vogël, por megjithatë nuk kanë arritur t'i ndryshojnë edhe shifrat e rezultatit.
Ndeshja tjetër e të njëjtit grup mes Zvicrës dhe Kamerunit ka mbaruar me fitoren e helvetikëve.Nis ndeshja Brazil - Serbi

Ka nisur ndeshja mes Brazilit dhe Serbisë, e vlefshme për Grupin G në kuadër të Botërorit "Qatar 2022".

Brazili konsiderohet favorit në letër sa i takon kësaj ndeshje, ndërsa konsiderohet edhe një nga favoritët për ta fituar garën në fund. 
Ndeshja tjetër e të njëjtit grup mes Zvicrës dhe Kamerunit ka mbaruar me fitoren e helvetikëve. 

Brazili - Serbia, formacionet

Brazili që konsiderohet një nga favoritët për ta fituar Botërorin "Qatar 2022" e fillon sonte fushatën në ndeshjen me Serbinë. Tashmë janë publikuar dhe formacionet.

BRAZILI
Alisson, Danilo, Thiago Silva, Marquinhos, Alex Sandro, Casemiro, Lucas Paqueta, Raphinha, Neymar, Vinicius Junior, Richarlison

SERBIA
Vanja Milinkovic-Savic, Strahinja Pavlovic, Nikola Milenkovic, Milos Veljkovic, Filip Mladenovic, Sasa Lukic, Nemanja Gudelj, Sergej Milinkovic-Savic, Andrija Zivkovic, Dusan Tadic, Aleksandar Mitrovic


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle