Mourinho nuk befasohet nga fitorja e Japonisë ndaj Gjermanisë
Qatar 2022

Mourinho nuk befasohet nga fitorja e Japonisë ndaj Gjermanisë

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i njohur i futbollit, Jose Mourinho, ka thënë se fitorja e Japonisë ndaj Gjermanisë në Botëror nuk është befasi. Sipas tij, Japonia paraqet një rast ku përparësi ka grupi para individit.

Japonia ka fituar ndeshjen e parë të Grupit E, duke e mposhtur kampionin e katërfishtë të botës, Gjermaninë.  

Mourinho, i cili në Tottenham ishte trajner i Son Heung-min të Koresë së Jugut ka thënë se në këtë moment, në futbollin europian ka një fokus të madh te individët dhe egot.

"Unë kam qenë me fat sepse kam trajnuar lojtarin më të mirë aziatik dhe e kuptoj që mentaliteti është vërtet i veçantë. Skuadra është gjëja më e rëndësishme. Njerëzit luajnë për ekipin, nuk luajnë për veten e tyre", ka thënë trajneri portugez i Romës. 

 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle