Lukaku s`do të jetë në fushë as kundër Marokut
Qatar 2022

Lukaku s`do të jetë në fushë as kundër Marokut

Uran Krasniqi/RTKLive

Romelu Lukaku nuk ka gjasa të jetë në ndeshjen e dytë të Belgjikës në Kupën e Botës kundër Marokut, pavarësisht se është rikthyer në stërvitjet e ekipit, sipas trajnerit Roberto Martinez.

“Sot ai u stërvit me grupin, tani do të shohim. Unë nuk mendoj se ai është gati për ndeshjen kundër Marokut, por ne do ta kuptojmë këtë gjatë dy ditëve të ardhshme. Jam i lumtur ta shoh përsëri në stërvitje në grup”, ka thënë trajneri belg. 

Belgjika filloi Botërorin me fitoren 1-0 ndaj Kanadasë.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle