‘Katar 2022’ sot vjen me katër duel interesante, live në RTK
Qatar 2022

‘Katar 2022’ sot vjen me katër duel interesante, live në RTK

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kupa e Botës ‘Katar 2022’ do të vazhdojë sot me katër interesante të xhiros së dytë, ndeshje këto që mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Dueli mes Iranit dhe Uellsit, takim ky që nis në orën 11:00, hap ndeshjet e ditës së sotëm.

Kjo ndeshje është tejet e rëndësishme për të dy kombëtaret në garën për të siguruar kalimin në rrethin tjetër. Irani në duel me SHBA-n vjen pas humbjes nga Anglia (6-2), derisa SHBA në sfidën e parë barazoi me Uellsin (1-1).

Grupi A rikthehet me dy ndeshjet e radhës në kuadër të xhiros së dytë, ku takohen Katar-Senegali dhe Holanda-Ekuadori, këto dy të fundit kryesojnë grupin me nga tri pikë.

Sot në RTK

Grupi A

14:00, Katar-Senegal

17:00, Holandë-Ekuador

Grupi B

11:00, Iran-Uells

20:00, Angli-SHBA 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle