Tite: Neymar do të vazhdojë të luajë në Botëror
Qatar 2022

Tite: Neymar do të vazhdojë të luajë në Botëror

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Brazilit, Tite është i sigurt se Neymar do të vazhdojë të luajë në Kupën e Botës `Katar 2022’.

Neymar mbrëmë u lëndua në ndeshjen Brazil-Serbi (2-0), lëndim që jo pak ka shqetësuar gjithë Brazilin.

Megjithatë, Tite beson se lëndimi i Neymarit nuk është aq serioz siç ishte raportuar menjëherë pas ndeshjes.

“Jam i sigurt se Neymar do të vazhdojë të luajë në Kupën e Botës. Ai do luajë përsëri në këtë Botëror”, tha ai.

“Në lidhje me Neymarin duhet t’i referohemi performancës së tij tekniko-taktike, sepse ai fizikisht nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë, megjithatë, ai mori pjesë në të dy golat”, theksoi Tite.

 


MË SHUME NGA Qatar 2022