Fernandes pas fitores së Portugalisë: Bëmë një lojë të jashtëzakonshme
Qatar 2022

Fernandes pas fitores së Portugalisë: Bëmë një lojë të jashtëzakonshme

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Bruno Fernandes, futbollisti që bëri dy asistime në fitoren e Portugalisë kundër Ganës, ka thënë se Portugalia bëri një lojë të jashtëzakonshme.

Portugalia startojë me fitore në këtë Botëror, duke mundur Ganën (3-2).

“Ne bëmë një lojë të jashtëzakonshme. Gjithçka bëhet e lehtë kur ke lojtarë më cilësi të tilla në sulm”, tha ai.

“Mendoj se penalltia ndaj Ronaldos ka ekzistuar edhe pse Gana thotë nuk ishte. Mund të flasim për shumë episode gjatë ndeshjes, por në përgjithësi mendoj se arbitri ishte i mirë”, theksoi Fernandes. 


MË SHUME NGA Qatar 2022