Irani mposht Uellsin pas një finish të çmendur
Qatar 2022

Irani mposht Uellsin pas një finish të çmendur

Fatmir Bytyqi /RTKlive

(E plotësuar) Irani e ka mposhtur Uellsin, me rezultat 2-0, të premten në kuadër të xhiros së dytë të Grupit B në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Irani ka arritur fitoren e parë në këtë Botëror pasi mundën Uellsin pas një finish të çmendur.

Dueli mes uellsianëve dhe Iranit, ka prodhuar një superndeshje, ani se u shënuan vetëm një gol.

Irani në finish të ndeshjes bëri presion të madh drejt portës së Uellsit, duke shënuar dy gola.

Fillimisht Cheshmi (90+9’) kalojë në epërsi Iranin, derisa Rezaeian (90+11’), i dha goditjen e fundit skuadrës së Uellsit.

Pas kësaj fitore, Irani tani ka tri pikë në Grupin B, aq sa ka edhe Anglia, derisa Uellsi pas kësaj disfate zbeh gjasat për kalim në rrethin tjetër të këtij Botërori pas ka vetëm një pikë.

Kështu mbyllet pjesa e parë mes Uellsit dhe Iranit

(E plotësuar) Pa gola është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Uellsit dhe Iranit.

Uellsi dhe Irani po përballen në kuadër të xhiros së dytë në Grupin B në Kupën e Botës 'Katar 2o22'.

45-minutëshi i parë mes këtyre dy skuadrave, ka dhuruar një lojë interesante, me iniciative të lehtë të uellsianëve, megjithatë, gola nuk kishte në fraksionin e parë të kësaj sfidë.

Uellsi-Irani, starton ndeshja

(E plotësuar) Ka nisur ndeshja ndërmjet Uellsit dhe Iranit, duel të cilin mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Uellsi dhe Irani do të përballen në kuadër të xhiros së dytë në Grupin B në Kupën e Botës 'Katar 2’22'.

Kjo ndeshje është tejet e rëndësishme për të dy kombëtaret në garën për të siguruar kalimin në rrethin tjetër.

Uellsi-Irani, formacionet zyrtare

(E plotësuar) Përballja ndërmjet Uellsit dhe Iranit, është sfida e parë e ditës së sotëm në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, ndeshje kjo që luhet në kuadër të xhiros së dytë në Grupin B.

Kjo ndeshje është tejet e rëndësishme për të dy kombëtaret në garën për të siguruar kalimin në rrethin tjetër.

Irani në duel me Uellsin vjen pas humbjes nga Anglia (6-2), derisa këta të fundit në ndeshjen e parë kishin barazuar me SHBA.

Ndeshja Uellsi-Irani, nis në orën 11:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle