Katar-Senegal, nuk lejohen gabime
Qatar 2022

Katar-Senegal, nuk lejohen gabime

rtsh

Katari dhe Senegali takohen pas dy humbjeve respektive në debutim në Botëror, të barabartë në rezultat (0-2), por të ndryshëm në mënyrën se si arritën.

Nëse afrikanët i rezistuan Holandës deri në minutat e fundit, vendasit nuk do të ishin kurrë të pranishëm në ndeshjen kundër Ekuadorit.

Mes Katarit dhe Senegalit është përplasja e parë ndonjëherë, nuk ka asnjë precedent që mund të thuhet. Pra, le të shohim numrat e dy skuadrave: të dyja vijnë nga një disfatë me të njëjtin rezultat, 0-2 në favor të Ekuadorit në dëm të Katarit në ndeshjen hapëse të turneut,  0-2 që pësoi Senegali ndaj Holandës, favoritët e vërtetë të Grupit A.

Shumë të afërta janë të dhënat për posedimin e topit, që pas daljes së parë regjistron 47,1% (Katar) dhe 46,7% (Senegal), shenjë se mund të pritet një ndeshje taktike me synimin e të dyja skuadrave për të mbajtur topin në lojë. Shifra për golat e pritshëm është padyshim e ndryshme - dhe treguese - për shkak të rasteve të krijuara, me Senegali që i afrohet golit më shumë, ndërsa Katari është megjithatë shumë larg, asnjëherë realisht i rrezikshëm ndaj Ekuadorit. Kjo tregon shumë për potencialin e dy skuadrave për të shënuar, një element i konfirmuar nga goditjet në portë të regjistruara deri tani: katër për Senegalin dhe zero për Katarin.

KATAR-SENEGAL

Katar (5-3-2): Barsham; Pedro Miguel, Khoukhi, Salman, A. Hassan, Ahmed; Al Haydos, Boudiaf, Hatem; Ali, Afif.

Senegal (4-2-3-1): Dieng; Sabaly, Koulibaly, Cissé, Diallo; I. Gueye, N. Mendy; Ndiaye, I. Sarr, Diatta; Dia.


MË SHUME NGA Qatar 2022