Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të mitures në Viti
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të mitures në Viti

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për dhunimin e një të miture në Viti.

Një 27 vjeçar i dyshuar është ndaluar në mbajtje.

“Me 24.11.2022, zyrtarët policorë të njësitit të hetimeve të përgjithshme, kanë arrestuar një person të dyshuar për dhunim të ndodhur në një fshat të Vitisë, vepra e cila është raportuar me datën 23.11.2022. Personi i arrestuar Xh. Z mashkull, 27 vjeç, pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Policia dje ka informuar se një e mitur ka raportuar se në muajin tetor ishte dhunuar seksualisht nga një burrë. Viktima ka thënë se derisa ishte në vizitë te motra e saj, ishte dhunuar seksualisht .


MË SHUME NGA Kronika