11:26 / 25.11.2022
Policia ndalon somalezen që kishte kaluar kufirin ilegalisht
E.Hoti/RTKLive
Një shtetase e Somalisë është ndaluar nga policia pasi kishte kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë.
Sipas njoftimit, Policia e ka dorëzuar shtetasen somaleze tek zyrtarët e migrimit.
“Vërmicë 24.11.2022-18:50.Raportohet se njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur në të dyshuarën femër shtetase e Somalisë, e cila kishte kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri – Kosovë. Për procedura të mëtejme e dyshuara i është dorëzuar zyrtarëve të Migrimit”, thuhet në raportin e PK-së.