Deschamps kërkon lojë perfekte kundër Danimarkës
Qatar 2022

Deschamps kërkon lojë perfekte kundër Danimarkës

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, në një konferencën për media, ka folur para ndeshjes me Danimarkën.

‘Gjelat’ dhe danezët do të përballen nesër në kuadër të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Deschamps thotë së duhet të përmirësohen disa gabime që u lëshuan në ndeshjen me Australinë.

“Përveç golit, ndaj Australisë kemi gabuar në katër situata. Duhet t'i menaxhojmë më mirë situatat. Është e qartë se ka disa gjëra që mund t'i përmirësojmë çdo herë, edhe nëse kemi treguar shumë cilësi në sulm”, ka thënë ai.

“Ideale është që të jesh i rrezikshëm për çdo skuadër dhe të mos pësojmë gol. Duhet të mendojmë që të bëjmë një ndeshje perfektë”, ka theksuar strategu francez.

Ndeshja Francë-Danimarkë luhet nesër prej orës 17:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).


MË SHUME NGA Qatar 2022