Senegali prek fitoren e parë në Botëror, mposht Katarin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
(E plotësuar) Senegali ka arritur fitoren e parë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Senegalezët mundën Katarin, të premten me rezultat 1-0, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Grupit A.
Futbollistët e Senegalit bën paraqitje më të mirë së nikoqirët e këtij Botërori, duke dominuar ndeshjen dhe duke arkëtuar trepikëshin e parë në këtë turne të madh botëror.
Dia (41’), Diedhiou (48’) dhe Dieng (84’), shënuan nga një gol për fitoren e senegalezëve, derisa golin e vetëm për Katarin e realizoi Muntari (78’).
Pas kësaj fitore, Senegali ka tri pikë aq sa kanë edhe Holanda dhe Ekuadori, kurse, Katari akoma është e fundit pa asnjë pikë.
Senegali po dominon ndaj Katarit
(E plotësuar) Senegali është duke dominuar në përballje me Katarin, sfidë kjo që po luhet në kuadër të Grupit A në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Pjesa e parë mes nikoqirit të këtij Botërori dhe Senegalit, është mbyllur me epërsinë e senegalezëve prej 0-1, falë golit të Dia (41’).
Pas pak nis pjesa e dytë.
Katari-Senegali, nis ndeshja
(E plotësuar) Ka nisur ndeshja ndërmjet Katarit dhe Senegalit, sfida e dytë e ditës së sotëm në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Nikoqiri i këtij Botërori po përballet Senegalin, ndeshje të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Kjo sfidë parashikohet të sjell një ndeshje interesante pasi që pikët nga ky duel janë të tejet të rëndësishme në garën për të kaluar në rrethin tjetër të Botërorit ‘Katar 2022’.
Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Katar-Senegal
(E plotësuar) Katar-Senegal është ndeshje e dytë që luhet sot në kuadër të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.
Nikoqiri i këtij Botërori sfidon Senegalin, ndeshje të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Kjo sfidë parashikohet të sjell një ndeshje interesante pasi që pikët nga ky duel janë të tejet të rëndësishme në garën për të kaluar në rrethin tjetër të Botërorit ‘Katar 2022’.
























