Queiroz pas fitores së Iranit: Luajtëm me një karakter të jashtëzakonshëm
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Iranit, Carlos Queiroz është shprehur i ngazëllyer me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij kundër Uellsit.
Irani mposhti Uellsin (2-0), pas një finishi dramatik në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Queiroz pas ndeshjes në një konferencën për media, tha se të përzgjedhurit e tij, luajtën me karakter të jashtëzakonshëm.
“Sot luajtëm me një karakter të jashtëzakonshëm, që është një nga karakteristikat e ekipit tonë. Ne luajmë me ndjenjën e unitetit”, tha Queiroz
“Pas ndeshjes se parë arritëm të kthehem në rrugën e duhur. Larguam ato ndjenjat negative që patëm pas ndeshjes me Anglinë”, theksoi ai.
Irani pas fitores kundër Uellsit, tani ka bërë një hap të madh në garën për kalim në rundin tjetër të garave në këtë Botëror pasi tani ka tri pikë aq sa ka edhe Anglia.























