Vdes një i burgosur në Burgun e Dubravës
Foto: SHKK
Kronika

Vdes një i burgosur në Burgun e Dubravës

E.Hoti/RTKLive

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:30, në Stacionarin Shëndetësor të Qendrës Korrektuese të Dubravës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  E.D, viti i lindjes 1974.

“Si pasojë e sëmundjes është kërkuar që i burgosuri të dërgohet në Stacionarin e Burgut të Dubravës, mjeku kujdestar bënë kontrollin mjekësor, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Shërbimit  Korrektues  të  Kosovës .

Bëhet e ditur se ai ishte i dënuar për veprat penale; Grabitje, Mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuari armëve.

“SHKK për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ka bërë dy herë kërkesë për pezullimin e dënimit, por kërkesat janë refuzuar”, shkruan në njoftim.

Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.


MË SHUME NGA Kronika