16:21 / 25.11.2022
Holandë-Ekuador, formacionet zyrtare
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Pas sfidës Katari-Senegali (1-3), vjen dueli ndërmjet Holandës dhe Ekuadorit, ndeshje të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Holandezët dhe Ekuadori do të ballafaqohen në kuadër të Grupit A.
Dueli mes Holandës dhe Ekuadorit pritet të sjell një ndeshje dramatike, sidomos pas fitores së Senegalit kundër Katarit, pasi që tashmë garë për kalim në rrethin tjetër është bërë e paparashikueshme.
Holanda, Ekuadori dhe Senegali kanë nga tri pikë në Grupin A.
























