Holanda dhe Ekuadori luajnë baraz
BKT
Qatar 2022

Holanda dhe Ekuadori luajnë baraz

Uran Krasniqi/RTKLive

Një ndeshje e luftuar nga të dyja anët më së shumti ishte e predispozuar edhe për një rezultat të barabartë. 

Holanda dhe Ekuadori kanë luajtur baraz në xhiron e dytë të Grupit A të Botërorit "Qatar 2022". Ndeshja është mbyllur me rezultat 1-1. 
Holanda ka kaluar e para në avantazh. Holandezëve nuk u janë dashur shumë kohë për ta gjetur golin. Ka qenë minuta e gjashtë kur Gakpo ka realizuar. 
Në minutat e fundit të pjesë së parë Estupinan ka realizuar për Ekuadorin, por VAR ka anuluar golin.  
Por me pjesën e dytë ka ardhur edhe goli i latinoamerikanëve për të cilin VAR nuk ka reaguar. Ka qenë duke u luajtur minuta e dyzet e nëntë kur Valencia ka shënuar për barazimin. 
Gjatë ditës, në ndeshjen tjetër të grupit, Senegali ka mposhtur Katarin.  
Aktualisht në tabelë Holanda dhe Ekuadori kanë nga katër pikë, derisa më poshtë janë Senegali që ka tri dhe Katari pa pikë. 
Në xhiron e fundit pritet të luajnë Holanda kundër Katarit dhe Ekuadori kundër Senegalit. Holanda me epërsi minimale ndaj Ekuadorit në pjesën e parë

Holanda ka kaluar në avantazh ndaj Ekuadorit në ndeshjen e cila i takon Grupit A, në kuadër të Botërorit "Qatar 2022".

Holandezëve nuk u është dashur shumë kohë për ta gjetur golin. 
Ka qenë minuta e gjashtë kur Gakpo ka realizuar.                                                                       

Në minutat e fundit të pjesë së parë Estupinan ka realizuar për Ekuadorin, por VAR ka anuluar golin.
Gjatë ditës, në ndeshjen tjetër të grupit, Senegali ka mposhtur Katarin.  

Nis ndeshja Holandë - Ekuador

Ka nisur ndeshja Holandë - Ekuador, e cila i takon Grupit A, në kuadër të Botërorit "Qatar 2022".

Kjo është xhiroja e dytë e grupeve.

Të dy ekipet vijnë pas fitoreve të para: Ekuadori ka mposhtur Katarin, kurse Holanda ka fituar ndaj Senegalit. 

Gjatë ditës, në ndeshjen tjetër të grupit, Senegali ka mposhtur Katarin.