Anglia dhe SHBA-ja barazojnë
BKT
Qatar 2022

Anglia dhe SHBA-ja barazojnë

Uran Krasniqi/RTKLive

Sikur një gjuajtje me kokë e Harry Kane në minutën e fundit të ndeshjes të shkonte drejt rrjetës, atëherë tjetër rrëfim do të ishte nga ndeshja Angli-SHBA, por nuk ka ndodhur. Anglia nuk ka qenë në gjendje ta demonstrojë në fushë të qenit favorit në letër në përballje me SHBA-në. 

Ndeshja e dytë brenda ditës e Grupit B në kuadër të Kupës së Botës "Qatar 2022" ka përfunduar 0-0. 
Anglia e ka dominuar SHBA-në në posedimin e topit, me gjuajtje në drejtim të portës, si dhe me statistika të tjera, por pa pa mundur ta gjejë edhe  golin që  do ta bënte fitues të ndeshjes.  
Gjatë ditës është zhvilluar ndeshja tjetër e grupit, ku Irani ka fituar kundër Uellsit me rezultat 2-0. 
Aktualisht grupin e kryeson Anglia me katër pikë, në vendin e dytë gjendet Irani me tri pikë, në vendin e dytë SHBA-ja me dy pikë dhe në vendin e fundit Uellsi vetëm me një pikë. 
Ndeshjet e xhiros së fundit, ku do të sqarohet edhe kush e kalon grupin e kush kthehet në shtëpi, do të jenë mes SHBA-së dhe Iranit si dhe në mes të Anglisë dhe Uellsit. 

Anglia dominon por nuk ka gola në pjesën e parë të ndeshjes me SHBA-në

Anglia e ka dominuar SHBA-në në posedimin e topit, por nuk ka qenë në gjendje edhe të shënojë.

Pjesëloja e parë në ndeshjen e dytë brenda ditës të Grupit B në kuadër të Kupës së Botës "Qatar 2022" ka përfunduar 0-0. 

Aktualisht grupin e kryeson Anglia B. 

Fillon ndeshja Angli- SHBA

Ka nisur ndeshja mes Anglisë dhe SHBA-së, ballafaqim ky i xhiros së dytë të Grupit B në kuadër të Botërorit "Qatar 2022".

Gjatë ditës është zhvilluar ndeshja tjetër e grupit, ku Irani ka fituar kundër Uellsit me rezultat 2-0. 
Aktualisht grupin e kryeson Anglia.Angli - SHBA, formacionet

ANGLIA
Jordan Pickford, Kieran Trippier, John Stones, Harry Maguire, Luke Shaw, Declan Rice, Jude Bellingham, Bukayo Saka, Mason Mount, Raheem Sterling, Harry Kane

SHBA
Matt Turner, Antonee Robinson, Tim Ream, Walker Zimmerman, Sergino Dest, Yunus Musah, Tyler Adams, Weston McKennie, Christian Pulisic, Haji Wright, Timothy Weah