22:22 / 25.11.2022
Louis van Gaal: Duhet të përmirësohemi nëse duam të bëhemi kampion
Uran Krasniqi/RTKLive
Louis van Gaal ka thënë se Holanda, nëse do të fitojë Kupën e Botës, atëherë duhet të përmirësohet shumë.
Holanda dhe Ekuadori kanë luajtur baraz 1-1 të premtën, ndërsa bashkëkryesojnë me nga katër pikë në Grupin A.
“Nëse duam të bëhemi kampionë bote, ne duhet të përmirësohemi shumë, sepse cilësia e kundërshtarëve gjatë rrugës me të cilët duhet të përballemi është në një nivel shumë më të lartë”, ka theksuar trajneri i Holandës.
Holanda ndeshjen e radhës e luan me nikoqirin, Katarin, që deri tash ka humbur të dyja ndeshjet.























