22:40 / 25.11.2022
Neymar: Është një nga momentet më të vështira në karrierën time
Uran Krasniqi/RTKLive
Neymar e ka përshkruar si një nga momentet më të këqija në karrierë dëmtimin e tij në ndeshjen me Serbinë që e ka bërë të pasigurt paraqitjen e tij në Botëror.
"Sot është një nga momentet më të vështira në karrierën time... Dhe përsëri në një Botëror. Kam një dëmtim, po është i bezdisshëm, dhemb, por jam i sigurt që do ta kem mundësinë të kthehem sepse dua të bëj më të mirën për të ndihmuar vendin tim, shokët e skuadrës dhe veten”, ka thënë ai.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain pësoi një goditje të rëndë në këmbën e djathtë pas një përplasje me Nikola Milenkovic në fitoren 2-0 kundër Serbisë.