Trajneri i Senegalit: Kombëtaret afrikane të kenë besim te vetja
Qatar 2022

Trajneri i Senegalit: Kombëtaret afrikane të kenë besim te vetja

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Senegalit, Aliou Cisse, ka thënë se kombëtaret afrikane duhet të kenë besim se mund të sfidojnë kombëtaret e mëdha në Botërorin "Qatar 2022". 

Teksa ka folur ai është mbështetur te fitorja e Japonisë ndaj Gjermanisë dhe Arabisë Saudite ndaj Argjentinës. 

"Vetëm shikoni se si po zhvillohet Botëroro, me shumë surpriza. Japonia mposhti Gjermaninë, Arabia Saudite mposhti Argjentinën, gjithçka është e mundur. Të gjitha skuadrat që garojnë janë të denja të jenë këtu. Nuk është si tri dekada më parë kur 'peshqit e mëdhenj' hanin ekipet më të vogla.”, ka theksuar Cisse.

Senegali ka humbur nga Holanda në ndeshjen e parë, ka fituar ndaj Katarit në ndeshjen e dytë, ndërsa lua kundër Ekuadorit në ndeshjen e fundit. 


MË SHUME NGA Qatar 2022