4 të lënduar pas një përleshjeje fizike në Viti
Kronika

4 të lënduar pas një përleshjeje fizike në Viti

V.Thaçi / RTKlive

Policia e Kosovës bën të ditur se sot në qytetin e Vitisë ka ndodhur një përleshje fizike.

“Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Viti sot me datë 25.11.2022 rreth orës 17:10 ka pranuar informatë se në një rrugë në qytetin e Vitisë ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa persona”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Sipas njoftimit në këtë rast janë lënduar rreth 4 persona nga mjete të forta. Tre prej tyre janë dërguar në qendrën emergjente ne Gjilan dhe njëri në QKUK në Prishtinë.

 

“Në këtë rast katër persona dyshohet se kanë pësuar lëndime trupore nga mjete të forta. Tre (3) nga të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa njeri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të pësuara është transferuar në QKUK Prishtinë”, thuhet tutje në njoftim.

Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe janë arrestuar tre të dyshuar Kosovar dhe dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë, janë në kërkim, për rastin është i njoftuar prokurori i shtetit.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës Hetimet Rajonale në Gjilan.


MË SHUME NGA Kronika