Vjedhje brenda marketit, ia marrin çantën e krahut me 500 euro
Kronika

Vjedhje brenda marketit, ia marrin çantën e krahut me 500 euro

RTKlive

Një qytetar ka raportuar se përderisa ka qenë duke blerë disa gjëra në një market, dje në rrugën Mon Balaj në Prishtinë, i kanë vjedhur çantën e krahut në një market, sipas tij në çantë ka pasur 500 euto si dhe dokumente personale.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë duke blerë disa gjëra në një market, e ka harruar çantën e krahut në një pjesë të marketit, sipas ankuesit në çantë ka pasur 500 € si dhe dokumente personale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se një i dyshuar, deri më tani i pa njohur, e ka marrë çantën dhe ka ikur në drejtim të pa njohur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.


MË SHUME NGA Kronika